fbpx

Mjekët u përpjekën t’i heqin bririn që iu rrit mbi kokë

Kirurgët në Indi provuan t’i operojnë “bririn” që i ishte rritur një 74-vjeçari në kokë, transmeton TopChannel.

Burri tha që briri kishte nisur t’i rritej që 5 vite më paër. Fillimisht ishte mbajtur nën kontroll nga berberi, i cili e gërryente dhe e mbulonte më flokë.

Por shumë shpejt nisi të bëhet i fortë, gjë që e detyroi të kërkonte ndihmën e mjekëve.

Briri, i quajtur “bri sabaceus” në gjuhë mjekësore, përbëhet nga keratina, i njëjti material që gjendet te flokët dhe thonjtë.

Për fatin e tij të mirë, rritja ishte beninje dhe nuk i rrezikoi jetën, por kjo nuk ndodh gjithnjë. Tani që briri u hoq, ai do të vazhdojë ta trajtojë për ta mbajtur nën kontroll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button