Me autobusë gjerman “MAN” do të rinovohet flota e NTP-së

NTP – Shkupi do të marrë autobusë të rinj njëpjesësh dhe dyshe nga prodhuesi gjerman “MAN”. Ndërmarrja kroate “Auto Hrvatska”, përfaqësues i përgjithshëm për markat e autobusëve “MAN”, “Otokar” dhe “Neoplan”, e ka fituar tenderin për blerjen e autobusëve CNG me dysheme të ulët për gaz të ngjeshur për transport publik në Shkup, transmeton Meta.mk.

Kroatët në fazën e dytë të tenderit për autobusët e rinj kanë dhënë ofertë në vlerë prej 9.85 milion euro, i cili ishte më i ulët se konkurrenti “Mak Autostar” (agjent i “Mercedesit”), thuhet në informacionet për tenderit të publikuara në ueb faqen e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH). “Mak Autostar” për autobusët e rinj me teknologji të gazit të ngjeshur ka dorëzuar ofertë me çmim më të lartë, që kishte qenë arsyeja e refuzimit të ofertës tyre.

Nga NTP – Shkup, për “Meta.mk”, nuk kanë dashur të zbulojnë më shumë informacione rreth tenderit, as për numrin e autobusëve, megjithëse autoritetet e Shkupit fillimisht flisnin për 30-40 autobusë. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet javën tjetër. Detajet e mëtejshme të procedurës së përgjithshme të prokurimit për autobusët e rinj do të njoftohen më pas.

Në bazë të informacioneve të publikuara në vetë tenderin, dorëzimi i autobusëve të rinj për NTP duhet të realizohet në gjysmën e parë të vitit 2020. Autobusët me dysheme të ulët do të kenë motorë EURO 6, me të cilat do të minimizohet emetimi i shkarkimeve të gazrave nga transporti publik në Shkup.

Përveç që do të kenë kondicionerë të ajrit, autobusët e rinj do të ofrojnë edhe mundësi për transport të personave me pengesa. Me tenderin e realizuar, qytetarët do të kenë në dispozicion sërish autobusë dyshe në rrugët e Shkupit, dhe me kapacitetin e tyre të zmadhuar për të transportuar pasagjerë do të zvogëlohen  turmat në trafikut publikun gjatë orëve me trafikun më të dendur.

Autobusët e rinj për NTP – Shkup janë blerë me kredi prej 10 milionë euro nga BERZH, me të cilin është paraparë të përmirësohen shërbimet në transportin publik të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button