Greqia dhe Sllovakia do të mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e RMV-së dhe Shqipërisë

Militiadis Varviciotzis, Ministri grek i punëve të jashtme u takua me zv.ministrin slloven të punëve të jashtme, Frantishek Ruzhiçka, duke shpreh mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

“Që të dy e mbështesim avancimin dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Gjithashtu, në përgjithësi, ne do të donim që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në të ardhmen të jenë në BE. E dimë se askush nuk është i përkryer edhe ne nuk jemi të përkryer”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë pas takimit me Varviciotis.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor ishin një prej temave për të cilat biseduan Barviciotis dhe Ruzhiçka, duke mos anashkaluar edhe temat si Brexit, emigracioni, bashkëpunimi bilateral dhe e ardhmja e BE-së.

Ruzhiçka u shpreh optimist se Këshilli evropian (KE) duhet të sjell vendime të rëndësishme për vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button