Dika dhe Azmanov dhanë dëshmi për rastin “Reket”

Për më shumë se dy orë, Agapi Dika në Prokurorinë e Krimit të Organizuar përgjigjej në pyetjet që lidhen me rastin Reket. Dika është Kryetare e Kuvendit të Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13. Shkurtimisht tha se ajo nuk e dinte se Bojan Jovanovski ka punuar në mënyrë të paligjshme, dhe se paratë e dhëna nga biznesmenët për Lidhjen, nuk e di se ku kanë përfunduar ose si janë shpenzuar, transmeton Alsat.

A mund të na thoni ku kanë përfunduar ato para që janë paguar nga biznesmenët? Nuk e di.Nuk e dini as ju?”, tha Agapi Dika, kryetare e Kuvendit të Lidhjes Ndërkombëtare

Pas Dikës, që ka njohuri për rastin “Reket” për të dëshmuar ishte edhe biznesmeni nga fusha e ndërtimtarisë, Zoran Azmanov, i cili para se të hapet hetimi zyrtarisht, akuzoi se Boki 13 e ka zhvatur dhe është munduar ta reketojë.

Në listën e personave që duhet të tregojnë çfarë dinë për rastin “Reket”, prokurorja Ruskoska sot e ftoi edhe shitësen nga brendi i njohur francez “Pjer Karden” në Shkup. Prej atje, Boki 13, përveç rrobave, blen edhe mobile.

Përndryshe, në rastin “Reket”, të dyshuar janë kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button