Ambasadori Timonie është takuar me Ahmetin dhe Thaçin

Ambasadori i Francës, Kristijan Timonie, sot është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi, njofton Portalb.mk.

“Gjatë takimit AhmetiTimonie, u prekën çështjet që ndërlidhen me reformat në vijim e sipër, zhvillimet aktuale politike, suksesin e shtetit të së drejtës, marrjen e datës për negociata si dhe zhvillimet në rajon. Të dy palët ranë dakord që takimet e ndërsjella ndihmojnë dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të ndërsjella. Kryetari Ahmeti e siguroi ambasadorin që do të vijojë me përpjekjet e tij në drejtim të përmbushjes së kërkesave dhe kritereve, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të mund të hapërojë në rrugën drejt integrimeve evropiane”, thonë nga BDI.

“Në takimin Thaçi-Timonie u bisedua për çështjet aktuale politike, për ecurinë e reformave, si dhe për regjistrimin e popullsisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, thonë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button