Është dorëzuar akuzë kundër ish drejtorit dhe tre të punësuarve në Regjistrin Qendror

Prokuroria Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër ish drejtorit të Regjistrit Qendror, Andreja Popovski për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, por edhe kundër tre të punësuarve të cilët ndihmohen se kanë ndihmuar, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari i parë i cili ka qenë drejtor në Regjistrin Qendror në periudhën prej më 16 dhjetor 2014-të deri më 29 maj 2047-të, gojarisht ka urdhëruar që një e punësuar të evidentohet si rregullisht e rregullt në punë, ndërkaq ajo fare nuk ka ardhur në punë, dhe ka qenë e angazhuar në një parti politike. Me atë, e punësuara në mënyrë të pabazuar ka marrë rrogë dhe kontribute të rrogës”, thonë nga PTHP.

Tre të akuzuarit tjerë – udhëheqëse dhe dy këshilltare të Sektorit për Resurse Njerëzore në Regjistrin Qendror janë të akuzuara se me paramendim i kanë ndihmuar u.d. drejtorit në kryerjen e veprës penale.

Në këtë mënyrë, institucionit i është bërë dëm prej 824.837 denarë në bazë të pagesës së rrogave, ndërkaq për të punësuarën është paguar edhe sigurim te Fondi Shëndetësor 344.283 denarë. Dëmi i përgjithshëm është 1.169.129 denarë.

Për katër të akuzuarit janë në fuqi masat e kujdesit, të cilat i ka shqiptuar Gjykata Penale e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button