fbpx

Realiteti BE VS Maqedoni: Laura Kovesi prokurore evropiane, Katica Janeva në Shutkë

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka pranuar propozimin që ish Prokurorja speciale publike e Rumanisë, Laura Kovesi, të jetë prokurore kryesore e Bashkimit Evropian. Në takimin e Këshillit të BE-së, që u mbajt në Bruksel, 17 nga 22 anëtarë e kanë dhënë përkrahjen e tyre për Kovesin. Pasi u mbështet edhe nga ana e Parlamentit Evropian, emërimi i saj për kryeprokurore e BE-së është i sigurt, njofton Portalb.mk.

Gjatë mandatit të saj si kryeprokurore speciale, Kovesi, ka hapur hetime kundër mijëra politikanëve të korruptuar, kryetarë komunash, ministra, deputetë, madje edhe kundër ish kryeministrit të Rumanisë,të cilët janë gjykuar dhe kanë përfunduar në burg gjatë mandatit të saj.

Kovesi e cila gëzon përkrahjen e qytetarëve të Rumanisë dhe është e respektuar anembanë vendeve të BE-së, është shkarkuar nga funksioni nga Qeveria e Rumanisë, për shkak të akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

PSP-ja e Romanisë që është formuar në vitin 2006, si një nga kushtet e Brukselit për hyrje të Romanisë në BE, ka shërbyer si model për formimin e PSP-së në Maqedoni.

DNA, kishte rreth 120 prokurorë, të cilët punojnë në 6.000 raste. Në 90% të rasteve të procesuara gjyqësore, të akuzuarit janë dënuar me burg, ndërkaq në mesin e tyre janë edhe dhjetëra ministra, kryeministra, kryetar komunash dhe biznesmenë.

Kovesi në BE, Katica në paraburgim

Prokuroria speciale publike e Maqedonisë në krye me Katica Janevën është formuar sipas shembullit të prokurorisë speciale të Rumanisë të quajtur DNA.

Kovesi në vitin 2016 i vizitoi zyrat e PSP-së dhe u takua me Janevën dhe prokurorët tjerë, ndërsa prokurorët kanë pasur edhe mundësi që nga afër të njoftohen me punën e Kovesit në Bukuresht. Kovesi ka dërguar mesazhe për të inkurajuar kolegët e saj në Maqedoni, që mos të lejojnë askush t’i frikësojë dhe ta zbatojnë ligjin në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Pavarësisht mbështetjes të cilën Kovesi e ka shprehur për Janevën, tre vite më vonë Kovesi gjendet pranë portave të prokurorisë publike evropiane, ndërsa Katica Janeva në burgun e Shutkës.

Janeva është në paraburgim nga 21 gushti.

Përndryshe, në lëndën për zhvatje “Reket”, përpos prokurores Katica Janeva, të dyshuar janë edhe dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë.

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close