RMV, istitucionet ndahen në “të grave” dhe “të burrave”(Infografik)

Maqedonia ka sektor publik ku dominojnë gratë, tregojnë të dhënat nga regjistri i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA). Më tepër se gjysma e punonjësve në sektorin publik janë femra, por në analizat e raporteve nga regjistri i punonjësve në sektorin publik nuk bëjnë pjesë punonjësit në Armatë (ARM), polici dhe Agjencinë për zbulim. Për ata, në regjistrin qëndron vetëm numri i punonjësve. Regjistri i punonjësve në sektorin publik s’ka të dhëna as për personat e zgjedhur dhe të emëruar, për punonjësit në shoqëritë aksionare shtetërore dhe personat e angazhuar përmes agjencive për punësime të përkohshme, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Më tepër se gjysma, përkatësisht 54 përqind e punonjësve në sektorin publik janë gra, tregojnë të dhënat e përmendura të MSHIA. Megjithatë, në regjistër nuk janë përfshirë të dhëna statistikore për atë në sa nga pozicionet udhëheqëse në sektorin publik ka gra.

“Në përgjithësi, gratë janë më të përfaqësuara në të gjitha llojet e institucioneve. Megjithatë, duhet të merret parasysh që nga numri i përgjithshëm i punonjësve në sektorin publik që analizohet sipas strukturës, nuk janë përfshirë Armata e Republikës së Maqedonisë, zyrtarët e autorizuar në Ministrinë e punëve të brendshme dhe organet në përbërje të ministrisë, si dhe Agjencia për zbulim në të cilat meshkujt janë më të përfaqësuar”, qëndron në raportin e fundit të MSHIA.

Institucion me përqindjen më të lartë të grave në pjesën administrative është Gjykata Kushtetuese, ku më tepër se 90 përqind të punonjësve në shërbimet janë zonja. Gratë më së paku janë të përfaqësuara në institucionet e transportit dhe ndërmarrjet publike, ku më shumë se 88, përkatësisht 83 përqind të punonjësve janë meshkuj.

Sipas veprimtarive, gratë janë më të përfaqësuara në institucionet nga sektori punë dhe çështje sociale, vijon shëndetësia dhe arsimi. Më së paku gra ka në sektorin punë komunale.

Përfaqësimi i grave në sektorin publik rritet në gjeneratat më të reja. Gratë janë me numër për gjysmë më të madh se meshkujt në grupmoshën deri 25 vjeç, për një të tretën në grupet deri në 35 dhe deri 45 vjeç dhe për 17 përqind në grupin deri 55 vjeç. Meshkujt janë më të përfaqësuar në grupmoshën 56-64 vjeç, ndërsa punonjësit në sektorin publik që janë mbi 64 vjeç, për shkak të kushteve për pensionim, janë 70 përqind meshkuj.

Sipas të dhënave të MSHIA, në vitin 2016 në vend ka pasur 22 institucione me numër më të vogël të punonjësve, në të cilat kanë punuar vetëm gra. Në anën tjetër, në 27 institucione në sektorin publik kanë punuar vetëm meshkuj. Dy grupe institucionesh kanë punësuar numër të vogël të nëpunësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button