U refuzua propozimi i VMRO-së për Komisionin Anketues për PSP-në

Propozim kërkesa për formim të Komisionit Anketues në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për Prokurorinë Speciale Publike(PSP), është refuzuar për shkak të mangësive, transmeton Portalb.mk

Këtë e bëri të ditur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski dhe akuzoi për falsifikat, sepse nënshkrimi nuk ishte i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.

“Informatat që i kemi nga shërbimet parlamentare dhe nga vetë nënshkrimit në këtë propozim për refuzim të vendimit për formim të Komisionit Anketues është se, ky nuk është nënshkrimi i Talat Xhaferit. Ky është nënshkrimi i Cvetanka Ivanova, sekretaresh e Kuvendit, ose i ndonjë të afërmi të LSDM-së, që Talat Xhaferi duhej ta dëgjonte dhe ta nënshkruajë dhe ta nënshkruajë që ta kthejë propozimin për formim të Komisionit Anketues, për shkak se dukshëm edhe Talat Xhaferi është ulur në prehërin e partisë në pushtet”, tha Milloshoski.

Milloshoski theksoi se raportet financiare për PSP-në nuk ka zëra të precizuar për harxhime dhe se VMRO-DPMNE-ja ka njohuri për keqpërdorim gjatë furnizimet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button