Komuna e Ohrit e ka filluar aksionin për rrënimin e objekteve të egra

Komuna e Ohrit, sot ka filluar rrënimin e objekteve të egra, në bazë të procedurave ligjore dhe Planit Aksionar për veprim ndaj rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të UNESKO-s, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të saj, sot janë rrënuar objekti i egër në rrugën “Marko Nestoroski”, numër 114.

“Në fillim do të largohen objektet te të cilët nuk ka pengesa juridike. Aksioni do t’i përkap të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë marrë vendim për largim të objektit/ndërtimit të paligjshëm, dhe të njëjtit nuk kanë vepruar ndaj vendimeve të dhëna nga ana e inspektorëve ndërtimorë të Inspektoratit të Komunës së Ohrit”, thuhet në kumtesën e Komunës së Ohrit.

Siç njoftojnë nga Komuna e Ohrit, paralelisht me aksionin për rrënim, do të largohen edhe ndërtimet e egra të cilat janë në fazë të ndërtimit, dhe ata të cilët janë të përfshira në regjistrin e objekteve të egra, të cilat janë ndërtuar në periudhën kohore 2006-2019.

Ndryshe, UNESKO u ka dhënë autoriteteve të Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t’i zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button