Arabia Saudite thirrje për “qëndrim të vendosur” kundër Iranit

Ministri saudit i shtetit përgjegjës për Punët e Jashtme, Adel al-Jubeir, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të shfaqë “qëndrim të vendosur” kundrejt Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në Twitter, Jubeir fajësoi Iranin për sulmet e fundjavës ndaj dy fabrikave të naftës të kompanisë shtetërore Saudi Aramco.

“Sulmet ndaj fabrikave në Abqaiq dhe Khurais me armë iraniane nuk ishin vetëm sulm ndaj Mbretërisë, por një përpjekje për të shënjestruar ekonominë botërore dhe furnizimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare”, ka shkruar Jubeir.

Jubeir e ka cilësuar sulmin si një “zgjatim të politikës shkatërruese dhe agresive” të Iranit, duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të marrë përsipër përgjegjësi dhe të shfaqë “qëndrim të vendosur” kundrejt Iranit.

“Indiferenca ndaj Iranit do ta inkurajojë atë të kryejë më shumë akte terrorizmi dhe sabotimi në rajonin tonë dhe në mbarë botën”, ka thënë Jubeir.

Më 14 shtator, dy sulme me dronë goditën fabrikat në Abqaiq dhe Khurais në Arabinë Saudite, duke rritur tensionet tashmë të ngritura në rajon.

Edhe pse grupi rebel Huthi nga Jemeni mori përgjegjësinë mbi sulmin, SHBA dhe Arabia Saudite kanë fajësuar Iranin për sulmet, ndërkohë që Irani ka mohuar akuzat.

Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite kanë theksuar se sulmet janë kryer me armë iraniane dhe nuk kanë ardhur nga territori i Jemenit.

Në luftën në Jemen, grupi Huthi i mbështetur nga Irani lufton kundër qeverisë së mbështetur nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button