Shkup, Bashkësia Fetare Islame shënoi vitin e ri Hixhri 1441 (FOTO)

Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut me një akademi solemne të mbajtur në Filharmoninë e Maqedonisë ka shënuar vitin e ri të muslimanëve, Hixhri 1441, raporton Anadolu Agency (AA).

Në akademinë solemne të pranishëm ishin kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, myftitë e rajoneve të ndyshme, profesorët e Fakultetit të Shkencave Islame, profesorët e medreseve, akademikë, diplomatë, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi. Foto: AA
Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi. Foto: AA

Të pranishmit kishin mundësinë të ndjekin këndim të Kur’anit dhe ilahive, ndërsa atyre iu drejtua edhe kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Duke uruar muslimanët për vitin e ri, ai tha se Hixhreti si akt islamik është një revolucion, duke theksuar se pas Hixhretit, Muhamedi a.s. ka vendosur gurthemelin e shtetit islamik në Medine.

BFI- manifestimi per Hixhrin
BFI- manifestimi per Hixhrin

Rexhepi rikujtoi se ndër veprat e para që profeti i fesë islame e bëri pas arritjes në Medine, ishte përpilimi i Kushtetutës së Medines, me të cilën siç u shpreh Rexhepi, u garantua jetë e barabartë mes muslimanëve dhe jomuslimanëve.

“Sot në kohën bashkëkohore, sot në shekullin e 21-të, në të gjitha fakultetet juridike në botë përmendet Kushtetuta e Medines, e cila është një draft juridik i lartë e cila ka vendosur themelet e para të barazisë mes njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, etnike, nacionale, sociale, e të tjera”, tha Rexhepi.

Më pas, kreu i BFI-së ndau Çmimin “Myfti Vehbi Dibra”, çmim të cilin BFI e ndan për kontribute të veçanta në sfera të ndryshme. Këtë vit, fitues të këtij çmimi ishin katër personalitete: anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, mjeku Idriz Orana, drejtori i Agjencisë për Standardin Hallall, Muhamer Veseli, si dhe publicisti dhe kryetari i Mexhlisit të Fetfave pranë BFI-së, Prof. Jusuf Zimeri.

BFI- manifestimi per Hixhrin
BFI- manifestimi per Hixhrin

Përpos kësaj, u ndanë edhe mirënjohjet për nxënësit më të dalluar të medreseve në Maqedoninë e Veriut, si dhe diplomat e 22 hafizëve dhe hafizeve të cilët memorizuan Kur’anin gjatë vitit të kaluar.

Ndryshe, fjala arabe “Hixhret” nënkupton shpërnguljen e Profetit Muhamed a.s. dhe pasueseve të tij nga Meka në Medinë, në vitin 622 të kalendarit gregorian.

BFI- manifestimi per Hixhrin

Shpërngulja e Profetit dhe muslimanëve të parë nga Meka në Medinë, Hixhreti, është pikënisja e llogaritjes së kalendarit musliman, ndërsa kjo ngjarje historike nënkupton fillimin e epokës së tyre.

Viti sipas Hixhrit zgjat rreth 354 ditë, përbëhet prej 12 muajsh dhe për njëmbëdhjetë ditë është më i shkurtër se kalendari diellor.

BFI- manifestimi per Hixhrin
BFI- manifestimi per Hixhrin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button