Tahiri në sytë e mediave botërore, ja çfarë shkruhet pas vendimit për ish-ministrin

“Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë” kështu shkruan agjencia e lajmeve Reuters pas vendimit të djeshëm, transmeton Top Channel.

Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE, shkruan Reuters.

“Gjykata tha që nuk jam kriminel apo trafikant droge dhe nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por më shpalli fajtor për shpërdorim detyre sepse kam përdorur të njëjtën makinë me disa kushërinj”, u tha Tahiri gazetarëve pas verdiktit, e cila u dha gjashtë orë më vonë se sa ishte planifikuar.

Socialistët në pushtet hodhën poshtë thirrjet për të hequr imunitetin e Tahirit nga ndjekja penale vitin e kaluar, por ai e hoqi dorë vetë nga imuniteti në maj pasi shtetet e BE kërkuan nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin nëse dëshironte të bashkohej.

Aktualisht Shqipëria po verifikon gjyqtarët dhe prokurorët e saj për korrupsionin për t’i dhënë fund një historie të pandëshkueshmërisë për zyrtarët e lartë, pasi synon të plotësojë kërkesat e hyrjes në BE, përfundon shkrimi i Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button