Kryeministri kanadez Trudeau kërkoi falje për fotografinë

Një fotografi e siguruar nga revista amerikane Time Magazine tregon se kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në një festë të shkollës në vitin 2001, e kishte lyer fytyrën e trupin me ngjyrë të zezë.

Temë e festës ishin “Netët arabe”.

Siç raporton BBC, Trudeau thotë se “i vjen thellësisht keq”, për veprimin, që duhej ta kishte menduar më mirë, transmeton Koha.net.

“Marrë përgjegjësinë për vendimin tim. Nuk është dashur ta bëj”, ka thënë ai duke shtuar se nuk e ka menduar se është akt racizmi atë kohë, “por tash e kuptoj dhe më vjen keq”.

Kryeministri Trudeau po lufton për rizgjedhje më 21 tetor.

Rivali i tij, Andrew Scheer, udhëheqës i Partisë Konservatore, tha se Trudeau nuk është i përshtatshëm për të qeverisur vendin.

“Lyerja e fytyrës me të zezë është një akt i talljes dhe racizmit”, tha Scheer.

Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë e kritikoi po ashtu Trudeaun për fotografinë, duke thënë se ajo “i bën jehonë historisë së racizmit”.

Megjithatë, Trudeau duke folur për Time Megazine, ka thënë se ai është veshur atë kohë me kostum të Aladdinit që temë kishte “Netët arabe”, dhe po performonte në një shfaqje të shkollës.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button