Parlamenti rrëzoi 2 dekrete të Presidentit

Shumica në Kuvendin e Shqipërisë ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit të Republikës që kthente për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Penal dhe ligjin për Akademinë e Shkencave, transmeton Klan.

Sipas shumicës, kreu i shtetit duke mos i dekretuar ndryshimet në Kodin Penal ka abuzuar me detyrimet e tij kushtetuese.

Ministri i Brendshëm përpiqet të shohë anën pozitive tek aktet e Presidentit.

“Na dha mundësi që të ripërsërisim rëndësinë që kanë ndryshimet në kod”, tha Lleshaj.

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë sanksione më të forta për abuzuesit me produktet ushqimore, në terrenet sportive, me bluzat e bardha, me uniformat e policisë apo për bllokuesit e akseve rrugore me tubime të paligjshme.

Ministri i Brendshëm premton se shumë shpejt në ligjin për armët do të bëhen ndryshime dhe do të shtohen procedurat edhe për dhënien e armëve me leje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button