Këtë verë nëpër pikat për taksë rrugore kanë kaluar 13,8 milionë automjete – 740.000 më shumë se vitin e kaluar

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit nga pikat për pagesë të taksës rrugore ka realizuar të ardhura të përgjithshme prej mbi 13,6 milionë euro, përkatësisht mbi 660.000 euro më shumë në krahasim me muajt e verës vitin e kaluar, transmeton Meta.mk.

Nëpër pagesat rrugore të Maqedonisë këtë verë kanë kaluar mbi 13,8 milionë automjete ose 740.000 automjete më shumë se vitin e kaluar, duke mos i përfshirë ata qytetarë të cilët e kanë përdorur sistemin elektronik për pagesë. Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit këtë vit nga pagesat e taksës rrugore ka realizuar të ardhura prej mbi 13,6 milionë euro, përkatësisht mbi 660.000 euro më shumë në krahasim me muajt veror të vitit të kaluar.

Sipas traditës, më së shumti automjete (rreth 5,3 milionë) kanë kaluar nëpër pikat për taksë rrugore në gusht, kur pjesa më e madhe e qytetarëve udhëtojnë për në pushime. Të ardhurat nga pagesa e këtij kompensimi në gusht kanë arritur pothuaj 5 milionë euro, duke mos i përfshirë ata shoferë që paguajnë me pajisje elektronike.

Të ardhura që shteti i grumbullon nga taksës rrugore në periudhën e ardhshme pritet të rriten. Kah fundi i gushtit është lëshuar në përdorim pika e re për taksë rrugorenë Gjevgjeli në Korridorin 10, ndërsa fillimisht duhet të ndërtohen dy pika për taksë rrugore në autostradën Milladinovci – Shtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button