Udhëtimi për vizitë nënës i bëhet shkak për ta fituar lotarinë prej 500.000 dollarë

Një personi nga Michigan i doli ‘hair’ ideja për të shkuar në vizitë te nëna e tij, pasi rrugës ndaloi në një pompë benzine dhe bleu një tiketë lotarie.

Pasi u fut në veturë, e gërvishti tiketën dhe e kuptoi se kishte fituar preminë prej 500.000 dollarësh amerikanë.

46-vjeçari nuk mund t’i besonte syve dhe u kthye sërish tek vendi ku e bleu, ku ia konfirmuan lajmin e mirë, transmeton KlanKosova.

“Nuk është se blej shpesh tiketa, por kur e pash këtë ma tërhoqi syrin dhe vendosa ta blija”, u shpreh njeriu fatlum, i cili tregoi se me këto para planifikon ta blejë një veturë të re dhe të nisë disa pushime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button