U shtuan linjat e reja ajrore në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit

Agjencioni për promovim dhe mbështetje të turizimit (APMT) paralajmëroi se do të ketë linja të reja nga Ankaraja, Izmiri dhe Stambolli për në Shkup dhe Ohër.

Lidhjet e forta familjare, miqësore dhe shkëmbimet tregtare mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë kanë rritur nevojën për rritjen e linjave të reja.

Nga janari deri në korrik të këtij viti numri I turistëve turq ka arritur deri në 65403, kryesisht duke vizituar rajonin e Shkupit dhe rajonin jugperëndimor.

Tur operatorët nga Turqia gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut do ta vizitojnë pjesën jugperëndimore të vendit, çarshinë në Shkup, Manastir dhe Ohër, monumentet e osmanlinjve të kulturës, ndërsa do të kenë mundësi të shijojnë edhe kuzhinën tradicionale të Maqedonisë së Veriut, si dhe rajonin e verës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button