Limaj: Temë kryesore e Qeverisë së ardhshme do të jetë dialogu me Serbinë

Fatmir Limaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, ka thënë se një ndër temat kryesore që do të ballafaqohet vendi në të ardhmen është dialogu me Serbinë, transmeton KlanKosova.

Limaj në bashkëbisedimin me qytetarë në kuadër të KDI deklaroi se qeveria e ardhshme do të ketë temë qendrore dialogun Kosovë-Serbi.

“Mendoj që çështja e dialogut është shumë e rëndësishme dhe jo vetëm për të mbyllur çështjen mes dy vendeve dhe për t’i hapur perspektiv vendeve tona. Por për më tepër dialogu hap perspektiv të qartë Kosovës, në veçanti në ekonomi dhe në integrime evropiane”.

“Për ne është në interes strategjik çështja me Serbinë të përmbyllet dhe t’i kthehemi temave tona të brendshme që janë të shumta dhe me rëndësi dhe në  besojmë që përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi do të ketë impakt ekonomik dhe social në vend”.

Limaj theksoi se dialogu dhe disa tema tjera janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

“Parakusht që Kosova të nxjerr një marrëveshje në interes të vendit është kjo, identifikimi i dialogut si qështje me interes nacional, prodhimi dhe investimi i të gjithëve neve për të ndërtuar një konsensus sa më të gjerë, përpunimi i një ekipe profesionale më krye me kryeministrin e ardhshëm i cili seriozisht do t’i qaset kësaj teme , transparenca në proces, profesionalizëm në kompetencën në proces” .

“Involvimi i Parlamentit të Kosovës, involvimi edhe i opozitës e cila do të jetë në parlament nesër, bashkëpunimi i ngushtë me liderin opozitës, ofrim i ngushtë i opozitës që të jetë pjesë e dialogut dhe këto janë parakushtet që praktikisht do t’i duhen Kosovës të përgatitet për një dialog me Serbinë”.

“Qëndrimi ynë është se para se të fillohet me dialog duhet të dihet një agjendë e qartë duhet të bashkëbisedojmë në parapërgatitjen e dialogut,  do të thotë të ndërtohen disa principeve për dialog dhe kohëzgjatja e dialogut”.

Limaj në pyetjet me qytetarë u përgjigj se mendon që Serbia e ka përdorur dialogun për njohjet e Kosovës.

“Kosova duhet të hy në dialog për një njohje të Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të shkojmë shumë serioz në këtë dialog. Pastaj a është e gatshme që Serbia të futet në dialog për një njohje të Kosovës është problem i tyre”.

“Serbia e ka përdorur dialogun për t’i dëmtuar proceset e njohjes së Kosovës. Vet nisja e dialogut pa një kornizë, pa një afat të qartë për çka dialogohet i ka mundësuar Serbisë të kërkojë nga vendet tjera të mos mundësojnë njohjen e Kosovës”.

“Kemi nevojë gjithmonë  të bashkëbisedojmë, kështu duhet të shohim këtë temë ndërtimi i miqësisë së mirë duke respektuar t interesat e njëra-tjetrës”, pohoi Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button