Grupi i ri i vullnetarëve amerikanë do të arrijë në Maqedoninë e Veriut

Të dielën, më 22 shtator, 57 amerikanë do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut ku do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata në vendin tonë.

Drejtori i Korpusit të Paqes në Maqedoninë e Veriut, Mark Hannafin dhe stafi i Korpusit të Paqes, të dielën në aeroport do të mirëpresin grupin e vullnetarëve të rinj.

Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut, ata do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, si edukatorë specialë me persona me nevoja të veçanta, në fushën e zhvillimit të bashkësive në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, me institucionet qeveritare, me komunat dhe organizatat joqeveritare.

Korpusi i Paqes është agjenci qeveritare e SHBA-ve dhe i realizon programet e tij në partneritet me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale dhe me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Ky është grupi i 24-të me radhë i vullnetarëve që do të jetojnë dhe punojnë në shumë fshatra dhe qytete në vendin tonë. Në tre muajt e parë, vullnetarët do të kalojnë nëpër një trajnim përgatitor ku do të përfshihet mësimi i kulturës dhe gjuhës maqedone dhe shqipe, kurse me punë do të fillojnë në fillim të dhjetorit.

Që nga viti 1996 në Maqedoninë e Veriut si vullnetarë kanë shërbyer mbi 800 shtetas amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button