“Talir 2” dhe “Tarifa” vazhdojnë me prokurorët e njëjtë të PSP-së

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastet e PSP-së, me prokurorë të vjetër. Kështu, në seancën e rastit “Talir 2”, duhet që të paraqitet prokurorja Lençe Ristoska, ndërkaq në “Tarifa” prokurori Trajçe Pelivanov, njofton Portalb.mk.

Prokurori republikan Lubomir Joveski i ka autorizuar këto prokurorë që t’i mbarojnë lëndët e filluara, ashtu siç e ka bërë me rastin “Monstra”, në të cilin prokurorë janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Në rastin “Talir 2” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët, sipas akuzës së PSP-së e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik “Beton Shkup” ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka pasur të nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me organet shtetërore dhe institucionet publike ose ndërmarrjet në kundërshtim me Ligjin për parti politike, financim të partive politike dhe marrëdhënie obligative.

Të akuzuarit në kundërshtim me dispozitat ligjore kanë përvetësuar pronë të konsiderueshme për partinë politike VMRO-DPMNE me vlerë prej 507.164.424 denarë, gjegjësisht 8.246.576 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button