Radev: Nëse Komisioni s’ka zgjidhje, mbështetja ndaj RMV-së s’mund të jetë e pakushtëzuar

Bullgaria duhet ta mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) në rrugën e eurointegrimeve, por jo në llogari të historisë dhe identiteti bullgar, ka deklaruar presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev në takim me pjesëtarët bullgarë në Komisionin e përbashkët për çështje arsimore-historike RMV-Bullgari, transmeton Portalb.mk.

“Përparimi në punën tuaj është kriter bazik për përmbushje të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Takimi i fundit i Komisionit krijon shqetësim. Ritmi i përparimit të punës së Komisionit mbetet prapa zhvillimit të procesit të integrimit evropian të RMV-së. Muaji i ardhshëm mund të jetë kyç në raportet tona, sepse Këshilli i BE-së mund të sjellë vendim për nisjen e negociatave për anëtarësim. Nëse ju mund të garantoni se, për një muaj Komisioni do t’i zgjidhë të gjitha çështjes diskutabile, atëherë Qeveria e Bullgarisë mund të vazhdojë me politikë përkrahëse të pakushtëzuar për anëtarësim të RMV-së në BE. Nëse nuk mund të jepet garancion, Qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete dhe të marrë pozicion të ri me kritere të qarta për mbrojtjen e interesit kombëtar bullgar që do ta prek edhe kornizën negociuese të RMV-së. Nuk do të lejojmë që problemet e pazgjidhura ndërfqinjësore të futen në familjen tonë evropiane”, tha Radev.

Nga ana tjetër, mbështetje për marrjen e datës për nisjen e negociatave ka shprehur ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button