Osmani: Për një javë Bundestagu do të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave BE – RMV

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së pune në Republikën Federale të Gjermanisë realizoi takim me Ministrin gjerman për Evropë dhe përfaqësues i RFG, Majkël Rot.

“Vij vetëm një javë para seancës së Bundestagut ku do të hapen pika për mbështetjen e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përcjell falenderimet e Qeverisë për përpjekjet e juaja altruiste t’i siguroni vendit tim dritë jeshile për fillimin e negociatave“, theksoi Osmani në takim,duke shprehur më pas edhe falenderimet e tij personale deri te Ministri Rot, për marrëdhëniet e tij miqësore dhe kontributin e tij personal në suksesin e integrimeve evropiane në vend.

Osmani ka shprehur bindje se Qeveria me këmbëngulje dhe përkushtim i ka larguar të gjitha vërejtjet formale dhe joformale të cilat mund të paraqesin sfidë për vendimin në tetor.

“Realizuam progres në të gjitha sfidat e theksuara nga ana e Këshillit Evropian, dhe në vazhdimësi realizojmë ‘trek-rekord’, implementim të suksesshëm të reformave të miratuara“ theksoi Osmani.

Osmani mori konfirmim nga Ministri Rot që Qeveria Gjermane në tërësi i mbështet integrimet evropiane të vendit, dhe se fuqishëm do të qëndrojë gjatë seancës së Bundestagut në mbrojtje të pozitave të Qeverisë për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në tetor.

Nga Berlini, Osmani udhëton për Varshavë, ku do të realizojë takime me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë për Punë të Jashtme të Polonisë, Konrad Shimanski, ku do të takohet edhe me Ministrin për Punë të Jashtme në Republikën e Polonisë, Jacek Çupotaviç.

Vizitat në Berlin dhe Varshavë paraqesin pjesë nga turneu Evropiane e Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizitë në metropolet evropiane, në pritje të mbledhjeve të tetorit në Këshillin e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button