Dalin pamjet e para të mrekullueshme nga Katari për Botërorin 2022 (VIDEO)

Puna për ndërtimin e stadiumeve të Botërorit të vitit 2022 në Katar është drejt përfundimit. Përveç qëllimit parësor, të organizimit të ndeshjeve, ndërtuesit janë përqendruar këtë herë edhe te luksi i shfrenuar. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon pamje nga hoteli që është ndërtuar në stadiumin “Al Bayt” në qytetin verior Al Khor, transmeton A2..

Në video duket një suitë e madhe, me ballkonin që sheh nga fusha e ndeshjes. Stadiumi, i cili mendohet të përfundojë në javët në vazhdim, është modeluar sipas tendave të përdorura në shkretëtirat e Katarit. Rreth tij do të ketë një park dhe një liqen artificial, ndërsa kapaciteti maksimal do të jetë 60 mijë spektatorë.

https://twitter.com/JBT_86/status/1173610727296372736?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1173610727296372736&ref_url=https%3A%2F%2Fa2news.com%2F2019%2F09%2F18%2Fdhoma-me-pamje-nga-ndeshja%2F

Gjatë Botërorit të Katarit do të përdoren në total tetë stadiume, shtatë prej tyre të rinj, ndërsa i teti, “Khalifa” u hap në maj 2018 pas rinovimit. Botërori 2022 do të zhvillohet në dimër, me ndeshjen e parë që do të luhet më 21 nëntor, ndërsa finalja më 18 dhjetor, në ditën kombëtare të Katarit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button