Maqedonia pret datën për negociata me BE-në në tetor

Bujar Osmani, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut është i bindur se më 15 tetor vendi do të fillon negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk.

“Informacionet e mia të cilat pres që nesër t’i konfirmoj në Berlin janë se Bundestagu më datë 26 shtator do ta miratojë rekomandimin e Komisionit për fillimin e negociatave pa kurrfarë kushtëzimi për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ky është një mesazh i fuqishëm deri tek të gjitha vendet-anëtare”, deklaroi Osmani.

Osmani deklaroi se ka nisur fushatën për t’i bindur vendet evropiane që të përkrahin RMV-në në rrugën eurointegruese.

“Do ta vazhdoj vizitën në shtetet tjera duke e përfshirë edhe Francën për të parë eventualisht kudo që të ketë skepticizëm kjo çështje e argumentuar për ta shtypur, gjegjësisht për ta eliminuar atë skepticizëm”, ka thënë Osmani.

Zgjidhja e problemit në lidhje me Prokurorinë speciale publike (PSP), sipas Osmanit do të bind BE-në se Maqedonia e Veriut është në rrugë të duhur.

“Sjellja e ligjit do të thotë arritje e kompromisit me opozitën, gjegjësisht konsensus shoqëror dhe shtetëror pas shumë çështjesh sensitive. Me këtë japim mesazh të dyfish, jo vetëm se i zgjidhim çështjet e Prokurorisë, por japim mesazh deri tek Brukseli se qëllimi ynë të vazhdojmë me reformat ndaj BE-së nuk janë episode, por janë përkushtim shtetëror. Kushdo që të jetë nesër në pushtet do të vazhdojë me atë agjendë reformuese. Mendoj se ky është mesazh në vete”, ka thënë Osmani.

Sipas Osmanit, moszgjidhja e problemit do të shkakton mossukses në tetor.

“Ka komunikim intensiv, çdo ditë në forma të ndryshme dhe telefonike, përmes mbledhjeve të grupeve të vogla dhe të mëdha, sepse të gjithë e kuptojmë se mossuksesi eventual në tetor pjesërisht do të jetë për shkak të mosarritjes së konsensusit. Nuk besoj se ka politikan ose parti në këtë shtet që do të lejojmë të mos jetë në barë të lëshimit të mundësisë historike”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button