Ademi, Angjushev dhe Carovska në Zvicër: Përvojat e Zvicrës do t’i sjellim në vend

Koço Angjushev, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, i shoqëruar me Ministrin e arsimit dhe shkencës, Arbër Ademin dhe Ministren e punës dhe politikës sociale, Mile Carovskan, sot nisën aktivitet në Bern në kuadër të arsimit profesional.

Vizitën e punës në Zvicër delegacioni qeveritar e filloi me takimin me Institutin zviceran federal për arsimin profesional dhe trajnim (SFIVET- Swiss Federal Institut for Vocational Education and Training) dhe takimin me Sekretariatin shtetëror për hulumtim dhe inovacione në arsim (SERI- State Secretariat for Education, Research and Innovation). Në këto takime u prezantua sistemi zviceran i të mësuarit nëpërmjet punës, që zbatohet thuajse 15 vite.

“Modeli zviceran i të mësuarit nëpërmjet punës është shumë i suksesshëm dhe implementohen thuajse 2 dekada. Për ne kjo do të jetë në dobi të madhe për t’i kuptuar të gjitha aspektet se si zbatohet ky model. Kuptuam që ky proces është përzgjedhje personale e secilit nxënës dhe se ekziston interes i madh te nxënësit”, ka potencuar Angjushev.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ka theksuar se me Ligjin për praktikantët mundësohet përfshirje më e madhe e të rinjve në punën e kompanive.

“Duhet të kemi kujdes për të gjitha aspektet që të mundësojnë përfshirje më të madhe të të rinjve në punë dhe gjatë kësaj të njëjtit të kenë mbrojtje sociale dhe të përfshihen në tregun e punës. Nëpërmjet kësaj vizite pune do të marrim përvoja prej njërit prej shteteve më të zhvilluara ekonomike në botë, siç është Zvicra, e më pas përvojat e njëjta do t’i zbatojmë për nevojat tona”, ka nënvizuar Carovska.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi, ka theksuar se janë duke u bërë përgatitje intensive për ndryshimin e ligjeve, më të cilat do të mundësohet punë praktike e nxënësve të arsimit të mesëm, e cila punë do të paguhej.

“Ne tashmë jemi duke zbatuar pilot-program në disa shkolla të mesme dhe në bashkëpunim me disa kompani për aplikimin e të ashtuquajturit arsim dual”, deklaroi Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button