Ministri grek: Nuk ndryshon Marrëveshja e Prespës

Takis Teodorikakos, Ministri i punëve të brendshme në Greqi ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës nuk ka kthim mbrapa, derisa ka nënshkrimin nga Parlamenti. intervistë për radion greke “Parapolitika”.

Teodorikakos në intervistë theksoi se “në mënyrë absolute dhe të qartë” kryeministri aktual grek Kirjakos Micotakis, si lider i opozitës ishte kundër Marrëveshjes së Prespës, i cili e karakterizoi si “të dëmshme për interesat kombëtare”.

Ai shtoi se Micotakis si kryeministër, ndërmerr një seri aktivitetesh dhe iniciativë për “mbështetje të Maqedonisë greke për ta informuar tërë botën se kjo është Maqedonia reale, Maqedonia autentike”.

Teodorikakos në intervistë theksoi edhe se për këtë çështje pozita e Demokracisë së Re ishte dhe ende është absolutisht në përputhje dhe kredibile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button