Aktivistët e Hong Kongut, thirrje ligjvënësve amerikanë për mbështetje

Aktivisti i shquar i Hong Kongut Joshua Wong u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të martën të mbështesin të drejtat e njeriut dhe demokracinë në territorin gjysmë-autonom kinez, duke deklaruar se rreziqet nuk kanë kurrë më të mëdha, njofton Zëri i Amerikës.

Thirrja e zotit Wong për mbështetjen amerikane erdhi gjatë dëshmisë së tij në një seancë dëgjimore në Uashington para Komisionit Ekzekutiv të Kongresit për Kinën për të shqyrtuar zhvillimet në Hong Kong dhe rolin e Kinës në krizën politike atje.

Joshua Wong u shoqërua nga aktivisti i famshëm i Hong Kongut, Denise Ho, i cili paralajmëroi se një erozion i statusit unik të qytetit do ta forconte Kinën nëse Uashingtoni nuk bën presion mbi Pekinin dhe nuk mbështet legjislacionin amerikan që synon të mbrojë të drejtat civile të popullit të Hong Kongut.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të jenë të shqetësuar nëse dëshirojnë një botë të lirë, të hapur dhe civile,” tha zoti Ho. “Prandaj, i bëj thirrje Kongresit amerikan t’i qëndrojë pranë Hong Kongut, dhe mbi të gjitha, të miratojë Aktin e Demokracisë për të Drejtat e Njeriut në Hong Kong. Kjo nuk është një lutje për të ashtuquajturën ndërhyrje nga jashtë. Është një lutje për demokracinë. Është një lutje për lirinë e zgjedhjes”, tha ai.

“Nëse Hong Kongu bie, do të bëhej si një trampolinë për regjimin totalitar të Kinës të shtyjë rregullat dhe përparësitë e tij jashtë vendit, duke shfrytëzuar fuqinë e tij ekonomike për t’i përshtatur të tjerët me vlerat e tyre komuniste,” shtoi zoti Ho.

Aktivisti Wong u tha ligjvërësve se është i sigurt se historianët do ta shohin vitin 2019 si një pikë kthese në rrugën për kërkimin e të drejtave të Hong Kongut.

“Shpresoj se historianët do të përgëzojnë Kongresin amerikan që qëndroi në krah të Hong Kongut, në anën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.”

Protestuesit e Hong Kongut kanë tubuar pranë konsullatës amerikane në një përpjekje për të siguruar mbështetje ndërkombëtare, por administrata e Presidentit Trump ka mbajtur një profil të ulët për këtë çështje.

Protestat që synojnë promovimin e demokracisë në territorin kinez kanë vazhduar, megjithë premtimin e qeverisë së Hong Kongut për tërheqjen e legjislacionit të ekstradimit që nxiti protestat. Mosmarrëveshjet kanë zgjeruar kërkesat e protestuesve për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të drejtuesve të tyre dhe për përgjegjshmërinë e policisë.

Protestuesit e panë projektligjin që do të lejonte që disa të dyshuar kriminelë në Hong Kong të ekstradoheshin në territorin e Kinës për gjykim, si shembulli i erozionit të autonomisë së Hong Kong-ut që kur ish-kolonia britanike iu kthye Kinës në vitin 1997.

Më shumë se 1.300 njerëz janë arrestuar që prej fillimit të demonstratave në fillim të qershorit.

Demonstratat gjithnjë e më të dhunshme kanë dëmtuar ekonominë e Hong Kongut, e cila tashmë është dobësuar nga rritja e tarifave reciproke të vendosura nga presidenti Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë përpiqen të negociojnë një marrëveshje të re tregtare. Më shumë bisedime janë caktuar për në tetor në Washington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button