Çmimet vazhdojnë të rriten!

Që të ushqehet një familje, në shtator i janë nevojitur 31.873 denarë. Këtë e llogaritën nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Gjithnjë më e shtrenjtë bëhet shporta “sindikale”, madje 41.7 për qind e parave përfundojnë për ushqim ndërsa thuajse 33 për qind për amvisëri. Vitin e kaluar në po të njëjtin muaj, për ushqimin e një familje janë nevojitur 30.060 denarë apo 1.800 denarë më pak. Inflacioni gjithnjë e më shumë e “kafshon” standardin jetësor të qytetarëve.

Ekonomistët gjithnjë e më shumë e hapin temën “A do të fshihet nga realiteti edhe projektimi qeveritar për shkallën e inflacionit?”. Pasi që Enti statistikor bëri të ditur se në muajin shtator inflacioni tejkaloi 5 për qind, ekonomistët përherë e më shumë dyshojnë se ky vit do të përfundojë me inflacion mes 2 për qind dhe 3 për qind. 

Sipas analizave të ekonomistëve 2012-ta mund të përfundojë me shkallë dyfish më të lartë të inflacionit nga ajo që është projektuar apo me rreth 6 për qind. Ajo që është e qartë e që Enti statistikor në kontinuitet e mat, është trendi i rritjes së çmimeve të produkteve themelore ushqimore. Pikërisht tek to është regjistruar rritja më e madhe e çmimeve. Ja se për sa janë rritur çmimet në shtator:

Perime        + 11,1%
Vezë           + 10,8%
Vajra           + 10,4%

Njëkohësisht, në muajin më të shtrenjtë të këtij viti, Enti statistikor ka matur rritje të çmimeve dhe në segmentet tjera.

Arsim                                                     +5,2%
Karburant të lëngshëm dhe gaz           +4,8% 
Derivatet e naftës                                 +4,3%
Mjetet e komunikacionit                        +2,8%
Veshmbathje                                        + 2,2%

Se inflacioni, gjegjësisht shtrenjtimit edhe më tej janë në zonën e kërcënimet” konfirmoi para do kohe edhe Banka Popullore duke konstatuar se rreziqet për politikën monetare janë rritur, ndërsa pasiguria më e madhe vjen pikërisht për shkak të inflacionit. “Në kushte të fluktacioneve të vazhdueshme të çmimeve importuese, projektimi për inflacionin shoqërohet me pasiguri të madhe ndërsa rreziqet edhe më tej janë në drejtim të lartë”, kumtuan nga Banka Popullore, duke shtuar se tani për tani inflacioni bazik mbetet i ulët dhe stabil.

Si është në Evropë dhe në botë?
Derisa në vend gjatë shtatorit është matur shkallë e inflacionit prej 5.2 për qind, në nivel të Bashkimit Evropian, shkalla ishte thuajse dy herë më e vogël apo inflacioni në shtator arrinte 2.7 për qind. Sipas të dhënave, shkallë më të lartë të inflacionit kanë ekonomitë e Turqisë prej 8.9 për qind dhe Hungarisë prej 6 për qind. Ja cili është treguesi për një pjesë të ekonomive evropiane:

Vendi                                        Inflacioni (gusht)

Turqia                                                 8,9%
Hungaria                                            6,0%
Islanda                                               4,5%
Italia                                                   3,3%
Bullgaria                                             3,1%

Në Ballkan, shkallë kritike të inflacionit i kanosen edhe Serbisë, e cila sivjet ka projektuar inflacion prej 10 për qind. Sipas analistëve të atjeshëm, tashmë muajin e ardhshëm, pritet matja e cila do të tregojë se inflacioni në Serbi ka arritur plot 12 për qind. Në Serbi në kontinuitet regjistrohen shtrenjtime të ushqimit, ngrohjes dhe transportit. Kroacia regjistroi shkallën rekord më të lartë të inflacionit gjatë tre viteve të fundit.
Enti kroat për statistikë në gusht mati inflacion prej 4 për qind, duke potencuar se ky nivel është më i madh se ai që pritej. Por për dallim nga Serbia dhe Maqedonia, rritje më të madhe të çmimit në Kroaci ka në transport dhe komunikacion ndërsa çmimet e ushqimit janë rritur për vetëm 0.8 për qind. Inflacion më të ulët në gusht është matur në Greqi, Latvi dhe Suedi. Njëra nga ekonomitë kryesuese botërore – ekonomia kineze shpalli inflacion prej 1.9 për qind në shtator./Portalb

Shkruan: Aneta Dodevska, bashkpunëtore e jashtme e Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button