Mjekët kanë paralajmëruar se nëse dhuna nuk ndalet, protesta tjetër do të fillojë dhe nuk do të përfundojë

Nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” sot në Qendrën Klinike u mbajt protestë e organizuar nga Shoqata e Specialistëve dhe Mjekëve të Rinj, transmeton Portalb.mk.

“Stafi mjekësor në vendin tonë është më pak i paguari në Evropë me një ngarkesë pune mbi çdo standard në kushte më katastrofike të punës, por përkundër gjithë kësaj, por pavarësisht gjithë kësaj stafi po mbart mbi supet e tij barrën e rëndë që ka ky sistem shëndetësor. Për këtë arsye nuk lejohet asnjë dhunë ndaj personelit mjekësor. Jemi mbledhur për të thënë mjaft. Kjo do të jetë revolta jonë e fundit, nuk duhet të lejojmë më që punonjësit e shëndetësisë të sulmohen. Për shumë vite, tendencat dhe fushatat negative kanë ndikuar në profesionistët e mjekësisë, dhe qëllimi është që të vihen në pah vendimet e këqija të menaxherëve të sistemit. Është koha për të ndërmarrë veprime për të përmirësuar kushtet për punëtorët dhe pacientët. Ne do të ndalojmë së punuari derisa të zgjidhen këto çështje”, tha Nenad Lazarov në emër të Shoqatës së Specialistëve dhe Mjekëve të Rinj.

Protesta kundër dhunës ndaj mjekëve, 18.09.2019
Protesta kundër dhunës ndaj mjekëve, 18.09.2019

Shoqata tha se protesta tjetër do të fillojë dhe nuk do të përfundojë. Ata kanë këto kërkesa:

  • Miratimi urgjent i një ligji për veprimtarinë e doktorëve që do të hartohet në bashkëpunim me të gjitha shoqatat e reparteve
  • Baraspeshim ligjor urgjent të sulmit të personelit mjekësor me sulm të personit zyrtar
  • Sigurim policor i të gjitha institucioneve kryesore shëndetësore, veçanërisht qendrave të urgjencës
  • Organizimi i detyrueshëm dhe sistemi i kontrollit të brendshëm, si dhe përmirësimi i profesionistëve mjekësorë që janë joprofesionalë ndaj pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbështeti protestën e sotme të punonjësve të shëndetit kundër dhunës ndaj tyre. Ai tha se ka filluar fushata për të rikthyer besimin midis pacientëve dhe punonjësve të shëndetit.

“Ne kemi filluar një aksion me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Punëve të Brendshme për të treguar se të gjitha këto sulme janë të ndëshkueshme, se ka gjoba me para, por edhe burg. Një pjesë e sulmuesve, në rastet e fundit të dhunës ndaj punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfunduan në paraburgim”, tha Filipçe.

Protesta kundër dhunës ndaj mjekëve, 18.09.2019
Protesta kundër dhunës ndaj mjekëve, 18.09.2019

Filipçe dënoi edhe njëherë dhunën ndaj mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë që sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e të gjithë pacientëve. Ai gjithashtu njoftoi masa për të rritur dinjitetin e mjekëve, përmes, siç tha ai, rritjen e pagave dhe përmirësimin e shërbimeve për të cilat punojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button