26 u.d. drejtorë në Qendrën Klinike kanë pranuar kallëzime për kundërvajtje nga Komisioni Antikorrupsion

26 drejtorë të klinikave të Shkupit kanë pranuar kallëzime për kundërvajtje nga Komisioni Antikorrupsion për shkak se nuk kanë parashtruar fletët anketues për pronën që e posedojnë dhe nëse ka ndryshime në gjendjen pronësore nga momenti kur janë caktuar u.d. drejtor, njofton Nova Tv.

Ata kanë pasur afat prej 30 ditëve për të parashtruar deklaratat për gjendjen pronësore, por asnjë prej tyre nuk e ka bërë atë, për çka duhet të paguajnë dënim prej 300 euro.

Antikorrupsioni vë në se të gjithë u.d. drejtorë duhet të parashtrojnë fletë anketuese, ndërsa ky obligim vlen 30 ditë pas emërimit dhe 30 ditë pasi të shkarkohen.

“Neni 85 i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave parasheh që personat nga neni 82, paragrafi (1) (ku bëjnë pjesë edhe persona të emëruar përgjegjës për institucione publike me kapital shtetëror), janë të obliguar në afat prej 30 ditësh të paraqesin çdo rritje të pronës së tyre, përkatësisht pronës së anëtarit të familjes së tyre, në vlerë të shumës që tejkalon 20 neto paga mesatare në periudhën e kaluar tremujore, si ndryshim të interesave. Me fletëparaqitjen për ndryshim parashtrohet edhe kontratë apo dokument tjetër që është bazë për ndryshim”, thuhet në Ligjin.

U.d. Drejtorët i kanë marrë funksionet në vitin 2017 si ushtrues të detyrës, ndërsa mandati i tyre është vazhduar në çdo gjashtë muaj.  Gjatë verës, gusht dhe shtator janë shpallur konkurse të reja për drejtorë të klinikave. 26 drejtorët u.d. nga gjithsej 31 klinika nuk kanë parashtruar dokumente për gjendjen e tyre pronësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button