“Ecni me ne”, aksion në rrjetet sociale për të promovuar Javën Evropiane të Mobilitetit

Do të ndahet dhuratë për fotografinë me motive ecje në natyrë ose çiklizëm, vozitje me trotinet ose autobus që do të marrë më shumë pëlqime në rrjetet sociale. Loja shpërblyese fillon sot dhe zgjat deri më 21 shtator, njofton Kanal 5.

“Për të promovuar Javën Evropiane të Mobilitetit, ne po fillojmë një aksion në rrjetet sociale “Ecni me ne”. Që të merrni pjesë në lojë duhet të ndani në profilin tuaj një fotografi apo video gjatë një ecje apo kur vozisni me ndonjërin nga mjetet e transportit (biçikletë, trotinet ose autobus), dhe të etiketoni një mikun tuaj në mënyrë që të bëjë të njëjtën gjë”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Poshtë fotografisë duhet të shkruani: #пешачисонас. Profili juaj duhet të jetë publik në mënyrë që të gjithë ta shohin fotografinë.

Aksioni i Qytetit të Shkupit zgjat deri më 21 shtator (e shtunë), dhe afati i fundit për mbledhjen e pëlqimeve është deri në ora 20:00.

“Shpërblimi do të jepet në ceremoninë përfundimtare, të dielën në orën 11:30 nën Kalanë e Shkupit – Kale”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button