30 ditë të reja paraburgim për Katica Janevën

Gjykata penale sot e vazhdoi edhe për 30 ditë paraburgimin për ish-prokuroren speciale Katica Janeva, paraburgimi i të cilës duhej të mbaronte këtë të premte, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli penal i Gjykatës themelore penale-Shkup, bazuar në propozimin e Prokurorisë themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit, solli vendim për aprovimin e propozimit dhe e vazhdon masën për paraburgimin edhe për 30 ditë të reja”, njoftojnë nga Gjykata penale.

Vendimi erdhi, pasi sot shefja e Prokurorisë për Krimi të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska, kërkoi që paraburgimi i ish-Shefes së Prokurorisë Speciale Katica Janeva të vazhdohet.

Avokatja Irena Frçkoska, e cila përfaqëson Janevën, dje dorëzoi kërkesë për të hequr masën e paraburgimit.

Ruskoska kërkon zgjatjen e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe rrezikut të ndikimit të dëshmitarëve ose shkatërrimit të provave.

Paraburgimi 30-ditor i Janevës skadon të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button