Antikorrupsioni kërkon që Ivanov të largohet nga zyrat në Xhevahir – shpenzimet janë luks

Komisioni Antikorrupsion kërkon nga Shërbimet për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të ndërprejnë Kontratën me ish-Presidentin Gjorge Ivanov mbi marrje me qira të zyrave dhe të gjitha qiratë tjera për të cilat paguhen 1.950 euro në muaj shpenzimet e tjera, e së bashku me shpenzimet e ish Presidentin Branko Crvenskovski  ato arrijnë deri në 4500 euro, njofton Nova Tv.

Antikorrupsioni sugjeron që ish presidentëve t’iu ndahen zyra në pronësi të shtetit për të cilat nuk do të paguhet qira.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska tha se nga dokumentet që i kanë pranuar, kanë vërtetuar se Kontrata “ishte lidhur në mënyrë jo transparente” me persona të afër me përfituesit dhe i mundësojnë pronarit të ketë përfitim pronësore.

Pas përfundimit të mandatit, Ivanov morri me qira zyra në ndërtesën Xhevahir, prej 274 metra katrorë. Përveç qirasë mujore prej 1.950 euro, për ish-presidentin paguhen edhe paga për tre punonjës, faturat e shërbimeve komunale, i takon makinë zyrtare dhe një shofer mirëmbajtja e të cilit paguhet nga Buxheti, ndërsa presidenti ka pension sa paga mujore. Të gjitha këto privilegje janë të vlefshme gjatë tërë jetës.

Ivanovska shtoi gjithashtu se krahasimet me vendet e tjera fqinje tregojnë se asnjë vend nuk ka privilegje të përjetshme për ish presidentët. Deri më tani gjatë 10 viteve të fundit, më shumë se një milion euro janë ndarë nga buxheti për të gjitha privilegjet e presidentëve të mëparshëm.

“S’kemi parë se çfarë rezultate kanë ish presidentët prandaj edhe konsiderojmë se shpenzimet e këtilla janë joproduktive,” tha Ivanovska. Ajo shtoi se pensioni që marrin ish-presidentët për pjesën tjetër të jetës së tyre dhe për të cilat nuk aplikohen kushtet e pensionit nuk e shkelin parimin e barazisë.

Ata do të paraqesin një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të rishqyrtuar dispozitat e Ligjit që u japin privilegjeve ish-presidentëve dhe do t’i paraqesin Parlamentit një iniciativë për të rishqyrtuar kohëzgjatjen e të drejtave dhe privilegjeve të presidetëve.

“Për një shtet të varfër si i joni, privilegjet e ish presidentëve janë një luks që duhet të rishqyrtohet”, tha Ivanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button