Apple konfirmon datën e lansimit të iPad Mini

Javët e fundit kemi dëgjuar thashetheme të ndryshme mbi planet e Apple rreth mbajtjes së një ngjarje speciale për të lansuar produktin e ri të tyre, iPad Mini.

Tani, duket se thashethemet kanë qenë të sakta. Apple ka konfrimuar datën e ngjarjes, duke bërë të ditur se ngjarja do të mbahet me 23 të këtij muaji. Kompania ka lëshuar tashmë ftesat për ngjarjen e shumëpritur.

Produkti i ri i shumë përfolur, iPad Mini, pritet të ketë ekran 7.85 inç dhe pritet që pajisja të vie në modele të ndryshme. Përveç iPad Mini, në këtë ngjarje thuhet se Apple do të lajmëroj disa produkte tjera si MacBook Pro dhe një Mini Mac.

Gjithashtu në këtë ngjarje, pritet që zyrtarët e Apple të flasin gjithashtu edhe rreth problemeve të fundit të Apple Maps. Detajet e plota rreth ngjarjes do t’i kemi javën që vjen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button