Aplikacioni Viber ka një funksion të ri që do ta dashuroni

Aplikacionet e komunikimit janë të mira vetëm kur shumë njerëz i përdorin ato. Për këtë arsye janë disa aplikacione të cilat dominojnë komunikimin si WhatsApp, Facebook Messenger apo metoda e vjetër SMS, shkruan PCWorld Albanian.

Platforma të tjera janë përpjekur të gjejnë mënyra për të tërhequr njerëzit më shumë dhe një mënyrë për ta bërë është duke ofruar funksione që liderët ende nuk i kanë.

Për këtë arsye Viber prezantoi sot një funksion të ri për krijimin e Sticker-ave pa u larguar fare nga aplikacioni.

Me versionin e fundit të Android, Viber ju lejon të krijoni vetë sticker-at dhe koleksionet tuaja të cilat mund të mbajnë deri në 24 të tillë. Ju mund të përdorni imazhet tuaja, ti editoni, rrotulloni dhe tu shtoni elementë që dëshironi.

Por sticker-at vetjakë nuk janë diçka unike për Viber sepse Telegram e ka ofruar diçka të tillë prej 5 vitesh ndërsa edhe Gboard ka një mënyrë për ta bërë.

Megjithatë zgjidhja e Viber është më e thjeshtë për tu aksesuar dhe përdorur krahasuar me ato të Telegram dhe Gboard.

Funksioni do të jetë i disponueshëm në Play Store në versionin e fundit të Viber. Përdoruesit e desktop dhe iOS duhet të presin edhe ca kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button