Burri vrau bashkëshorten dhe katër fëmijët (FOTO)

Një burrë pësoi një aksident me furgon. Polici që erdhi në vendngjarje vuri re një erë kutërbuese nga furgoni. “Duhet të më vini prangat”, i tha policit shoferi i aksidentuar, i cili mbante në makinë trupin e gruas të vrarë që gjashtë javë më parë, njofton TCH.

Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, dhe tragjedia e tmerrshme nuk mbaroi me aq. Gruaja e tij ishte shpallur e zhdukur bashkë me katër fëmijët. Pasi u arrestua, burri tregoi se ku kishte fshehur edhe trupat e katër fëmijëve të tij, nga 1 deri në 10 vjeç.

Kreu i policisë së qytetit ku ndodhi ngjarja dha një deklaratë shumë të shkurtër për mediat: “Nuk e dimë se ç’e ka shtyrë, por në kokën e tij ka diçka shumë të ligë që e ka nxitur për këtë krim, dhe si e tillë do të dënohet. Si baba, më është thyer zemra. Si polic, jam shumë i inatosur”, tha ai.

38-vjeçari Majkëll Uejn Xhons Xhunior nuk ka treguar se pse e vrau gruan 32-vjeçare, Kejsi Xhons; dhe fëmijët Kameron (10 vjeç), Preston (5), Merkalli (2) dhe Ajana (1).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button