“Informer” ushtron luftë propagandistike kundër rajonit

“Gazeta vendos Serbinë në rolin e viktimës, ushqen mitin e rrethimit me armiqtë, i cili hapur konfirmohet me fjalët “NATO keqbërëse përsëri ushtron forcë në Ballkan dhe dërgon porosi se Serbia është e rrethuar me armiq.” Një vlerësim i tillë për një trajnim ushtarak është i tepërt dhe jashtë realitetit 

Tabloidi nga Beogradi “Informer” publikoi shkrimin me titullin “Malazezët, maqedonasit, kroatët dhe bullgarët me shqiptarët trajnohet për luftën kundër Serbisë! NATO është kthyer kundër nesh!” („Crnogorci, Makedonci, Hrvati i Bugari sa Šiptarima vežbaju za rat protiv Srbije! NATO nam radi o glavi!“) në të cilin janë thënë një mori të pavërtetash dhe manipulimesh, por është edhe shumë ofendues në shumë kontekste. Kështu për shembull, fotografia kryesore me shkrimin shfaq një ilustrim të përpunuar në të cilën shihen kryeministri malazez Milor Gjukanoviq, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitariviq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me çka në kokon e Zaev është vendosur një kapelë tradicionale shqiptare – “plis”, me çka ushqehet shfaqja nacionale-shoviniste për kryeministrin maqedonas si “tradhtar”, si dikush që është kthyer “kundër të vetëve” dhe është rreshtuar në anën e “tradhtarit”, në këtë rast, të shqiptarëve.

Lajmi i “Informer”

Tema kryesore në shkrim është trajnimi i sapo ushtuar ushtarak i NATO-s në Shqipëri. Manipulimet vazhdojnë edhe përmes përkthimit të pasaktë të vet emrit të ushtrimit. Është përkthyer si “Forca shqiptare 19”, por një përkthim i tillë është tërësisht i pasaktë. Në origjinal tingëllon “Albanian Effort 19”, që do të kishte kuptimin e “Përpjekja shqiptare 19”. Në gjuhën angleze fjala “effort” assesi nuk mund të përkthehet si “forcë” dhe me të mendohet në dëshmimin e forcës ose manifestimin e fuqisë, gjegjësisht të jepet përshtypje para lexuesve se bëhet fjalë për provokim edhe nga ana shqiptare edhe nga ana e pjesëmarrësve të tjerë në ushtrim, gjë që thjeshtë nuk është e vërtetë.

Titulli i shkrimit, po ashtu është manipulues dhe ofendues. Ai dëshiron të shfaq Serbinë dhe serbet si viktimë e komplotit të bërë nga fqinjët. Nuk bëhet fjalë për asnjë trajnim ushtarak të “malazezëve, maqedonasve, kroatëve dhe bullgarëve me shqiptarët” kundër Serbisë, por trajnim ushtarak i bashkëpunëtorëve të NATO-s në rajon dhe më gjerë. Vendet në titull ose janë anëtare në NATO ose janë afër anëtarësimit të NATO, ose janë ftuar për pjesëmarrje në trajnimin ushtarak duke pasur parasysh se bëhet fjalë për aleancë ushtarake, është tërësisht e pritshme që të mbajë trajnime ushtarake. Anash faktit se në këtë trajnim ushtarak nuk morën pjesë vetëm “malazezët, maqedonasit, kroatët dhe bullgarët me shqiptarët”, por edhe përfaqësues të forcave ushtarake nga vendet tjera anëtare të NATO-s, si: Turqia, SHBA, Mbretëritë e Bashkuara, Gjermania, Italia dhe Polonia. Prej këtu qartë shihet se pesë vendet fqinje të përmendura në titull nuk ushtrojnë asnjë “luftën kundër Serbisë”, përveç nëse “Infomer” nuk vlerëson se mes këtyre vendeve (fqinjëve dhe të tjerëve) ekziston një komplot i fshehtë kundër Serbisë.

Manipulimet nuk përfundojnë këtu. Në vet shkrimin përmendet se në trajnim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të forcave ushtarake edhe të vendeve tjera që janë pjesë e aleancës, të cilët nuk janë fqinjë me Serbinë, por kjo nuk thuhet në këtë mënyrë. Më saktë, përfaqësuesit e forcave të armatosura nga Turqia, SHBA, Mbretëritë e Bashkuara, Gjermania, Italia dhe Polonia nuk përmendet si të tilla, por si “instruktorë” në mbështetje të “malazezëve, maqedonasve, kroatëve dhe bullgarëve me shqiptarët”. Me këtë edhe përforcohet komploti i imagjinuar kundër Serbisë dhe thellohet përshtypja se ushtritë e vendeve fqinje përgatiten për luftën kundër Serbisë, dhe për këtë pranojnë instruksione nga bashkëpunëtorët e tyre jashtë rajonit. Me këtë gazeta vendos Serbinë në rolin e viktimës, ushqen mitin për rrethim me armiq, i cili edhe hapur shfaqet me fjalët “NATO keqbërëse përsëri ushtron forcë në Ballkan dhe i dërgon porsi Serbisë se është e rrethuar me armiq”. 

Një vlerësim i tillë për një trajnim ushtarak është i tepruar dhe jashtë realitetit. Kuptohet se forcat e armatosura të vendeve anëtare, anëtarë të ardhshëm dhe vendet e ftuara të një aleance ushtarake do të organizojnë trajnime ushtarake dhe këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Duke pasur parasysh, që mundet prej çdo trajnimi të nxirren përfundime për demonstrimin e forcës dhe qëllimeve armiqësore. A duhet që NATO të mos mbajë fare trajnime ushtarake në rajon që “Informer” të jetë i kënaqur se aleanca nuk ka qëllime të fshehta kundër Serbisë? Dhe në fund, nëse një medium vlerëson se të gjithë fqinjët e shtetit të tij amë janë armiq, dhe vendet tjera po ashtu nga Evropa dhe Amerika, forcat e armatosura të të cilave kanë marr pjesë në trajnim, po ashtu janë armiq, ndoshta problemi nuk është në të gjithë ato vende të ndryshme, por që është i vetmi vend i cili vlerëson që gjithkund përreth vetes dhe më gjerë ka armiq të panumërt.

Është zgjedhje e Serbisë (të paktën për tani) të mos bëhet pjesë e NATO-s. Një vendim i tillë i saj është respektuar, por nuk mundet që të gjithë vendet e tjera që kanë vendosur të anëtarësohet në aleancën ushtarake perëndimore të quhen “keqbërës”. NATO ka 30 vende anëtare, mes tjerash edhe vendet më të fuqishme në planet. Edhe nëse të gjithë ato vende do të ishin pjesë e një aleance keqbërëse, shumë e paktë do të ishte mundësia që Serbisë t’i lejohej të qëndrojë neutrale, dhe njëkohësisht të zhvillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian por edhe të flirtoj lirshëm dhe hapur me Rusinë.

Burimi: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button