ASH-ja: Shqiptarët s’mund të jenë mish për top për t’i mbuluar skandalet e pushtetit

Në lidhje me rikonfirmimin e dënimit ndaj “Grupit të Kumanovës” në rastin “Lagja e Trimave”, ka reaguar partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH), duke thënë se, “shqiptarët nuk mund të jenë mish për top sa herë që klasa politike në Maqedoninë e Veriut duhet të mbulojë skandalet e saja”, transmeton Portalb.mk.

Në reagimin e tyre, nga ASH-ja vendimin e sotëm e kanë krahasuar me periudhën kur ka ndodhur rasti, në raport me partitë politike në pushtet.

“Dje regjimi VMRO-BDI me qëllim të spostimit të vëmendjes së opinionit nga skandalet e të ashtuquajturave bomba, montoi rastin e Kumanovës, sot regjimi i ri LSDM dhe BDI me po të njëjtin qëllim edhe për politika ditore me mekanizmat e njëjtë të kapjes se gjyqësisë, rikonfirmoi dënime të papara edhe në procesin e Nyrenbergut”, thuhet në reagim, me çka kanë kërkuar edhe hetim ndërkombëtar, për të dhënë përgjigje në pyetjet siç vijojnë më poshtë: 

  • Kush dha urdhër për të  gjuajt pa paralajmërimin për t’u dorëzuar drejt djemve të lagjes së trimave?
  • A është e vërtetë se është dhënë urdhër për ekzekutim të më së paku dy pjesëmarrësve në konflikt pasi ata u dorëzuan?
  • Çka mund të zbulonin këta të ekzekutuar, etj?

Ndërkohë, me familjarët e të dënuarve në rastin “Lagja e Trimave”, është takuar kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj.

Kjo vjen, pasi që sot Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për Grupin e Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte dënuar me 746 vjet burgim. Për veprën terrorizëm ishin dënuar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilën ishin shpallur fajtorë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button