Gjykata Penale e shpëtoi Gruevskin nga aktgjykimi për autostradën me kinezët

Pesë muaj, gjykata i lejoi secilit nga avokatët në lëndën “Trajektorja”, nga 20 ose edhe nga 30 herë t’i përsërisin ankesat e tyre. Kështu, është duke u vjetruar vepra penale e ish-kryeministrit të arratisur dhe kryetarit të nderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për “marrjen e shpërblimit për ndikim të paligjshëm”, për të cilën dënimi është deri në tre vjet burg, transmeton Portalb.mk.

SDK-ja  ka marrë pjesë në të gjitha seancat për “Trajektoren” e PSP-së, për ndërtimin e autostradës me kinezët dhe përmblodhi se si për nëntë muaj ky gjykim kurrsesi nuk fillonte. Aktakuza u ngrit më 30 qershor 2017, dhe fjalët hyrëse, prokurorja, Lile Stefanova, për shkak të bllokimeve që i lejonte gjyqtari, i dha vetëm më 1 mars 2018.

Shembuj të tillë që të mos lejohet 9 muaj të fillojë gjykim për krim të organizuar, kur ka aktakuzë që pretendon se të pandehurit e kanë dëmtuar shtetin për 155 milionë euro, jo vetëm që nuk janë regjistruara, por edhe nuk lejohen në vende ku sundon ligji, thonë gjyqtarët. Kryetar i gjykatës themelore Shkup 1 në atë kohë ishte gjykatësi suprem, Stojançe Ribarev.

Së pari, PSP-ja me muaj mundohej që gjykata t’ia aprovojë 17 aktakuzat e paraqitura më 30 qershor 2017. Aktakuza e “Trajektores” u aprovua vetëm në 1 nëntor të atij viti, 5 muaj pas paraqitjes. Në atë aktakuzë, për vepër penale shpërdorim i pozitës zyrtare, që është vepër shumë më e vështirë se ajo e Gruevskit, të akuzuar janë edhe Vladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Ljupco Georgievski. Gruevski akuzohet se si shefi i tyre ka ndikuar mbi tre të tjerët që këta ta kryejnë krimin, që ai dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE të fitojnë pikë politike.

Pasi u miratua aktakuza, u caktuan disa seanca dëgjimore dhe këtu u pa sjellja e Gjykatës Themelore Shkupi 1 ndaj të pandehurve dhe bllokimi i përfaqësuesit të Prokurorisë në çdo mënyrë të mundshme. Ja disa fakte nga gjykimi:

  • në seancën dëgjimore më 06.12.207, që në fillim mbrojtja kërkoi që të incizohet seanca kryesore. meqenëse gjykata nuk ishte teknikisht e gatshme për të incizuar seancën dëgjimore, seanca u shty.
  • më 18.12.2017, seanca kryesore nuk filloi për shkak të kundërshtimeve të shumta të mbrojtjes. gjykatësi i regjistroi të gjithë një nga një, madje edhe ato më të palogjikshmet, madje edhe kur ato kundërshtime përsëriteshin dhe përsëriteshin dhe të njëjtat përsëriteshin nga njëqind herë nga avokatët e pranishëm të secilit prej të pandehurve veç-e-veç. Koha rezervuar e sallës së gjyqit e paraparë për atë çështje u harxhua nga kundërshtimet e pafund nga të pandehurit dhe seanca u shty.
  • në seancën e planifikuar më 26.12.2017 seanca kryesore nuk filloi për shkak të ndryshimit të paralajmëruar të përbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe për shkak të vonesës së të pandehurit, Nikolla Gruevski, i cili nuk vinte në seanca me kohë, ndërsa seancat nuk fillonin pa të. Koha e rezervuar për sallën kalonte. Gruevskit asnjëherë nuk iu tërhoq vëmendja as nuk u ndëshkua për vonesën. Fytyra e gjykatësit ishte gjithë kohën pas monitorit të kompjuterit, ai pothuaj nuk i shikonte të pandehurit, fliste me zë të ulët dhe pakuptueshëm për publikun në sallën e gjyqit.
  • Në seancën dëgjimore, më 31.1.2018, për shkak të përbërjes së ndryshuar të Këshillit, mbrojtja i përsëriti të gjitha kundërshtimet e paraqitura më parë, për të cilat gjykata merrte vendim dhe diktonte praktikisht që të gjitha të shënohen në procesverbal. Muhabetet e avokatëve ishin të padurueshme të gjata. e gjithë kjo është e regjistruar në procesverbalet gjyqësore, të cilat një ditë do të lexohen nga gjykatat më të larta, nëse jo edhe gjykata e Strasburgut.
  • Në seancën dëgjimore më 14.02.2018, mbrojtja vazhdoi të përsëriste të gjitha kundërshtimet e paraqitura më parë, mbi të cilat gjykata vendoste sipas procesverbalit, ndërsa kur të njëjtat kundërshtime përsëriteshin vazhdimisht, jashtë dispozitave të lpp-së, prokurorja publike e çështjes Lile Stefanova reagonte por kot. Gjykimet për një nga çështjet më të mëdha të prokurorisë speciale “Trajektorja” caktoheshin njëherë në muaj. Nuk kishte interes nga gjykata për të përshpejtuar procedurën një rast të tillë të krimit të organizuar, të shpejtojë procedurat dhe nëse të akuzuarit shpalleshin të fajshëm, 155 milionë eurot të ktheheshin sa më shpejt te qytetarët.
  • Në seancën dëgjimore më 01.03.2018, seanca u incizua dhe më në fund u mbajtën fjalimet hyrëse nga PSP-ja.

Taktika e Gruevskit kanë rezultuar e suksesshme edhe këtu. Ai do të shpëtojë, por veprat e bashkëpunëtorëve të tij vjetrohen në vitin 2023.

Gruevski që nga nëntori i vitit 2018 ka azil në Hungari, ku u arratis për të mos e vuajtur dënimin me dy vjet burg për çështjen “Tank” për blerjen e Mercedesit prej 600,000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button