Ministri Ademi paralajmëroi takim me Sindikatën në fundjavë

Arbër Ademi, Ministri i arsimit dhe shkencës bëri të ditur se të premten ose të shtunën do të ketë takim me Sindikatën për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), transmeton Portalb.mk.

“Bisedojmë, diskutojmë dhe analizojmë për të gjitha parametrat, pasi gjithçka do të pastrohet dhe qartësohet do të vendosim bashkërisht për rritjen e ardhshme të pagave”, tha Ademi.

Ai theksoi se është në komunikim të rregullt me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkovski.

“A meritojnë të gjithë mësimdhënësit dhe të gjithë të punësuarit më shumë, gjithsesi se po, këtë e kemi treguar deri më tani me rritjen e pagave për 10,8 për qind dy vite me radhë dhe mendoj se do të kemi rritje të ardhshme të pagave, por sa do të jetë kjo rritje varet nga shqyrtimi i të gjitha parametrave”, thotë Ademi.

Këto deklarata Ademi i dha gjatë promovimit të punimeve në shkollën “Liria”, në Çair të Shkupit. Ndërsa, nga sot deri më 19 shtator pritet të jetë në Zvicër ku do të njoftohet me përvojat zvicerane për arsim dhe trajnim profesional.

Ky pritet të jetë takimi i parë, pas grevës paralajmëruese të mbajtur më 2 shtator, ku do vendoset rreth kërkesës së SASHK-ut. Vendimin për grevë paralajmëruese SASHK-u e ka sjellë për shkak se kërkojnë rritje të pagave deri në 25 për qind, ndërsa MASH-i ka paralajmëruar rritje të pagës për vetëm 5 për qind.

LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button