Tusk: Anëtarësimi i Shqipërisë është në interesin e të gjithë Evropës

Medalja e “Mirënjohjes Publike” iu dha sot Donald Tusk, president i Këshillit Evropian, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri. Por në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pasi e falënderoi për medaljen, Tusk tha se medalja më e madhe për të do të ishte hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Presidenti i BE-së theksoi se vendi ynë është më pranë objektivit të çeljes së negociatave. Ai kërkoi që Shqipëria të trajtohet me respekt ashtu si çdo vend tjetër i Ballkanit.

Sipas Tusk, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është në dobi të të gjithë Evropës dhe në këtë aspekt, askush nuk po i bën askujt ndonjë nder, transmeton TopChannel.

“Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i rajonit në BE është në interesin e të gjithë Evropës, pasi nuk mund të ketë Evropë të sigurtë dhe stabil pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të së ardhmes tonë të përbashkët dhe kjo do të thotë se askush nuk po i bën askujt ndonjë nder”, u shpreh Donald Tusk.

Sa i përket sundimit të ligjit, presidenti i KE-së tha se kjo do të jetë detyrë e Shqipërisë edhe kur të jetë anëtare e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button