5 trendet e bizhuterive që do të transformojnë look-un tuaj këtë sezon (FOTO)

Meqënëse jemi në sezonin ku trendet e reja konfirmohen zyrtarisht, dizajnerët më të njohur na sjellin më pranë koleksionet e reja të veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve. Krahas  tendencave të fundit që tashmë i dimë, mbeten për t’u zbuluar edhe ato të aksesorëve dhe bizhuterive, në mënyrë që prekja finale e look-ut tuaj të jetë perfekte, transmeton Revista Class.

Krijuesit e markave të njohura sollën në koleksionet e tyre gurë të mëdhenj e plot ngjyra dhe gjithashtu rikthyen trendin e vendosjes së vetëm një vathi. Më poshtë kemi renditur tendencat më të mëdha të bizhuterive që do të mbizotërojnë pranverën dhe verën e vitit 2020.

Bizhuteritë me ngjyra
Harrojeni arin dhe argjendin, koleksionet e reja flasin të gjitha për një shpërthim ngjyrash të ndezura, të miksuara me njëra-tjetrën.

Të vendosësh vetëm një vath
Vathët do t’i kemi “single” në sezonin e ardhshëm, ky trend tërhoqi vëmendjen në pasarelën e Prabal Gurung, Tibi dhe Marc Jacobs. Si ta arrini këtë look? Vendosni vetëm një vath të stërmadh dhe look-u juaj do të kompletohet.

Varëset me zinxhir të trashë

Zinxhirët po zmadhohen në çdo sezon që po vjen. Brandon Maxwell solli versionin e zinxhirit të mbushur plot me gurë ndërsa Zimmermann propozoi kombinimin e dy varëseve voluminoze në stile të ndryshme.

Perlat
Perlat kanë ardhur për të qëndruar dhe pranvera e 2020 do të jetë e tyre! Perla klasike do të mbizotërojë sezonin duke ardhur single ose në versione të kombinuara.

Vathët e rrumbullakët
Një gjë është e sigurt, nuk kanë ikur kurrë nga moda, por në sezonin e ri përgatituni t’i shihni edhe më të trasha edhe më të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button