Haradinaj komentoi Albin Kurtin, Kadri Veselin dhe Vjosa Osmanin

Kandidati i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me strukturat e këtij subjekti politik, i ka thumbuar kandidatët e partive të tjera për kryeministër.

Haradinaj për Osmanin ka thënë se nuk e kam dëgjuar duke folur për ekonominë. Për Kurtin ka thënë se po dëshiron ta kthejë vendin në kohën e agrarit; ndërsa për Veselin ka thënë se nuk e ka idenë për çfarë po flet, njofton Klan Kosova.

“I kam përcjellë kolegët e mi, Vjosa është juriste edhe unë jam jurist. Kadria nuk e di profesionin që e ka përveç inteligjencës – ka kryer diçka në Greqi”.

Albini po do të na kthejë në kohë të agrarit, këto janë logjikat e tij, as komuniste nuk janë”.

“Për Vjosën, ende nuk e kam dëgjuar duke folur për ekonominë. Për Kadrinë, e kam dëgjuar dhe ai nuk e di për çka është duke folur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button