U dorëzua kërkesa për shfuqizimin e paraburgimit të Janevës

Irena Fërçovska, avokatja e prokurores speciale publike Katica Janeva e cila gjendet në paraburgim, ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për shfuqizimin e masës së paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

“Kanë dështuar bazat për përcaktimin e masës së paraburgimit dhe qëllimi mund të arrihet edhe me masë tjetër, nuk duhet të shkohet me masën më të rreptë sipas ligjit. Konsiderojmë se bazat kanë dështuar me vetë shkarkimin e saj nga PSP-ja dhe nga PTHP-Gjevgjeli. E tërë kjo është theksuar në propozim dhe do të shohim çfarë vendimi do të sjell Gjykata”, deklaroi Fërçkovska.

Deri të premten pritet të merret vendimi konkret për kërkesën, kur edhe skadon masa 30 ditore e paraburgimit. Fërçkovska kërkoi që ish-prokuroja speciale Katica Janeva të mbrohet nga liria.

Gjithashtu Fërçkovska thotë se gjendja shëndetësore e Janevës nuk është e mirë, veçanërisht në aspektin psikik dhe se ajo është nën terapi të vazhdueshme me ilaçe.

LEXO: Është përkeqësuar shëndeti psiqik i Katica Janevës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button