Albin Kurti shpalosi tri shtyllat kryesore të programit të VV-së

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka prezentuar tri shtyllat kryesore për shtetin nga kjo parti.

Ai në forumin e dytë “Fol Hapur” nga Lëvizja FOL deklaroi se tri shtyllat e tyre për një shtet funksional janë shteti i se drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social.

“E para shteti i së drejtës, për arsye se drejtësia nuk buron nga individi shteti është garancion i drejtësisë, prandaj shteti duhet të jetë shtet i së drejtë, kjo nënkutpon prokuronin edhe gjyqin që janë të pakomoromisë edhe janë aktive për nga qasja edhe reperative për nga karakteri i rezultateve”.

“Aktive do te thotë nuk presin nëpër zyre për vepra penale por i hulumtojnë dhe i ndjekin shkeljet, reperative do të thotë që nuk mjaftohen me ndëshkimin e keqbërësve,d he kriminelëve të korruptuar por edhe synojnë zhdëmtimin e viktimave”.

“Kjo do të bëhet nëpërmjet  një reforme të drejtësisë nëpërmjet procesit të vettingut në të cilin do të bëhet shoshitja dhe verifikimi i korpusit të kuadit që  kemi në prokurori dhe gjyqësi, por ne do ta zgjeronim këtë edhe në polici”.

Kurti për shtetin e dytë atë zhvillimor theksoi se i bie të jetë zhvillimi ekonomik.

“Shteti zhvillimor nënkupton që shteti nuk është spektator në ekonomi por as nuk e dirigjon atë, ne duam ta rrisim sektorin privat, nuk mundemi krejt nëpër zyra punë me ju gjet”.

“Ne duhet ta rrisim pagën mesatare në sektorin privat duke ju ndihmuar ndërmarrje vogla dhe të mesme  të cilat me shumicë janë mikrondërmarrje, shteti duhet t’i ndihmoj këto nëpërmjet sistemi dual, arsim dhe ekonomi”.

Ndërsa për pikën e tretë atë të shtetit social deklaroi se hyjnë shëndetësia, arsimi, pensionet dhe ndihmat.

“Ne sidomos në shëndetësi do ta kemi fokusin kryesor jemi vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore, jemi vendi i vetëm që e kemi situatën e keqe”.

“Ne do të përqendrohemi t’i rregullojmë menaxhementet e shëndetësisë. Ne do ndajmë sistemin privat dhe atë publik, ku nuk është e mundur që dikush që punon paradite në spital dhe pas dite ne ordinancë privat”.

“Pra këto të dyja do t’i ndajmë, kjo nuk është e mundur askund në botë. Shteti social lufton pabarazinë, këto janë tri shtyllat tona”, tha Kurti, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button