Është zgjatur për 20 ditë afati për oferta për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e zgjati afatin e fundit për dorëzimin e ofertave për ndërtimin e fazës parë të autostradës Shkup – Bllacë për 20 ditë. Për shkak të interesit të lartë nga kompanitë për të paraqitur oferta, afati i paraqitjes së tyre është zgjatur deri më 23 shtator, njofton Meta.mk.

Nga NP për rrugë shtetërore, për Meta.mk, theksojnë se ka interes nga ndërmarrjet vendase dhe të huaja që të jenë kontraktues për 2 kilometrat e para të trasesë së përgjithshme dhe deri në afatin e fundit presin të dorëzohen aplikacionet nga më tepër kompani ndërtimi.

Afati për realizimin e fazës së parë të autostradës Shkup-Bllacë është 18 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës me kontraktuesin e përzgjedhur. E gjithë procedura e tenderit do mund të përfundojë deri në fund të vitit.

– Derisa ndërtohet seksioni i parë, planifikohet të përfundojë projektimi i seksionit të dytë, që është në fazë të projektimit dhe do të përfundojë në tremujorin e dytë të vitit 2020. Ndërkohë, menjëherë do të fillojë tenderi për ndërtim, me çka do ruhet vazhdimësia në ndërtim – thonë nga NP rrugët shtetërore.

Autostrada Shkup-Bllacë do të jetë e gjatë 12.5 km dhe do të ndërtohet në dy faza. Ndërtimi i projektit me vlerë rreth 110 milionë euro do të përfundojë në vitin 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button