Sulmi mbi mjek të ndëshkohet si sulm mbi policin, mjekët kërkojnë që të zbatohet ligji

Dhuna nuk është zgjidhja e problemeve, ju bëjmë thirrje mjekëve që të jenë të durueshëm me pacientët e tyre, por që edhe qytetarët të dinë se sulmi ndaj ndonjë mjeku është i papranueshëm dhe i dënueshëm, është konkluzioni i takimit të sotëm të organizuar nga Oda e mjekëve, në të cilën morën pjesë Oda e farmacisë dhe stomatologjisë, Oda e infermiereve, deputetë nga Komisioni parlamentar për shëndetësi, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ministrja e drejtësisë Renata Deskoska ndërsa ministrin e brendshëm Oliver Spasovski e zëvendësoi zëvendës ministri Agim Nuhiu, shkruan Sdk.mk.

Oda e mjekëve dhe stomatologëve, si dhe Oda e infermiereve kanë kërkuar nga ministritë kompetente të saktësojnë dispozitat ligjore në rast kur sulmohet ndonjë mjek ose punonjës shëndetësor dhe për zbatim konsekuent të dispozitave penale në rastet kur sulmohet ndonjë punonjës shëndetësor.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Kalina Stardelova-Grivçeva, tha se ky është një nga takimet e radhës që u iniciuan pas sulmit ndaj mjekut nga Spitali Klinik i Tetovës i cili u rrah nga një pacient.

“Ngjarja e sotme është rezultat i një sëre ngjarjesh që i kemi filluar pas sulmit të kolegut nga Tetova. Më vjen mirë që nuk e keni parë se si dukej kolegu juaj nga Tetova, s’kisha dashur askujt t’i ndodhë ajo gjë. Askush nuk duhet të rrihet. Mjekët janë këtu për pacientët, pacientët kanë nevojë për ndihmën tonë dhe ne jemi të lidhur në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin”, tha Stardelova-Grivçeva.

Ajo tha se numri i sulmeve ndaj mjekëve po rritet vazhdimisht dhe se nga gjashtë raste të mjekëve të sulmuar pesë vjet më parë, këtë vit deri në shtator, ka pasur pesëmbëdhjetë raste. Sipas saj, ky nuk është numri i vërtetë pasi shumë kolegë nuk raportojnë kërcënimet dhe sulmet. Ajo kërkoi nga ministrat kompetentë dhe deputetët që sa më shpejt ta miratojnë Ligjin për veprimtarisë mjekësore me të cilin përcaktohet edhe kjo çështje, si dhe zbatim konsekuent të dispozitave penale në rast të sulmi ndaj mjekut.

“Besimi midis mjekëve dhe pacientëve është shumë i rëndësishëm, siç pacientët tanë edhe ne jemi qenie njerëzore. Bashkëpunimi ynë ndodhë që ndonjëherë të mos ketë efektin pozitiv të cilin e presin pacientët, e nganjëherë mjekët dinë të jenë pjesë e tregimit. Ne u bëjmë thirrje, mbi të gjitha, kolegëve tanë që të jenë të durueshëm me pacientët e tyre, të kujtojnë se po bëhen doktorë, stomatologë, farmacistë por u bëjmë apel edhe pacientëve tanë”, tha Stardelova-Grivcçeva.
Ministrja e Drejtësisë Deskovska tha se edhe me dispozitat aktuale ligjore mjekët janë persona zyrtarë, ashtu si oficerët e policisë ose oficerët e sigurisë.

“Gjatë kryerjes së një detyre zyrtare, nëse vjen deri te sulmi ndaj ndonjë mjek, dënimet e parashikuara janë të njëjta me gjobat për sulmin ndaj një oficeri të policisë ose ndaj ndonjë personi në fushën e sigurisë. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se mbrojtja ligjore që kanë mjekët dhe se ata janë njerëzit të cilët e kryejnë profesionin më human në botë dhe se nuk meritojnë as nuk duhet t’iu nënshtrohen sjelljeve çnjerëzore nga ana e pacientëve. Duhet të forcohet vetëdija për ndëshkimet dhe rolin që e kanë mjekët, por edhe të ketë mirëkuptim për profesionin e tyre që shpesh është i rënduar nga pengesat të cilat nuk janë nën ndikimin e tyre që nuk mund t’i shmangin dhe kjo shkakton ankth dhe mosdurim”, tha Deskoska.

Kërkesës për të miratuar zgjidhjet e duhura ligjore iu bashkua edhe kryetari i Odës stomatologjike Marijan Denkovski, i cili tha se duhet të miratohet edhe Ligji edhe për veprimtarinë dentare.

Violeta Kotevska, kryetre e Odës së infermiereve, gjithashtu kërkoi që në zgjidhjet ligjore të përfshihen kushti se duhet të mbrohen edhe punonjësit tjerë shëndetësorë.

“Apeloj që t’i jepet fund dhunës, veçanërisht që infermierët shpesh janë në shënjestër në raste të tilla, veçanërisht ato që punojnë në qendrat e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv,” tha Kotevska.

Odat rikujtuan që deklarata “Stop Dhunës” u nënshkrua para dy vitesh dhe kërkuan që ajo deklaratë të zbatohet dhe të mos lihet vetëm në letër.

Zëvendësministri për punë të brendshëm Nuhiu tha se e vetmja zgjidhje për këtë problem është siguria private, pasi policia reagon vetëm kur çrregullohet rendi dhe rregulli publik dhe se ministria e brendshme mund të procedojë penalisht sulme të tilla vetëm kur ka prova të forta.

“Kur s’ka prova të forta MPB-ja s’ka kapacitet për të marrë vendim, por për këtë veprim përparësia i takon Prokurorisë publike” tha Nuhiu.

Kryetari i Odës Mjekësore Stardelova Grivçeva përkujtoi se në rastin e mjekut të rrahur në spitalin e Tetovës kjo ka ndodhur në prani të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button