Është përkeqësuar shëndeti psiqik i Katica Janevës

Shëndeti i ish-Prokurores speciale Katica Janeva është përkeqësuar, konfirmoi avokatja e saj Irena Frçkoska në një intervistë për televizionin 21, transmeton Plusinfo.

Javën e kaluar, në burgun në “Shutkë”, ku Janeva gjendet gati një muaj si e dyshuara e tretë në çështjen “Reket” stafit mjekësor i është dhënë edhe dokumentacioni mjekësor për të përcaktuar terapinë e duhur.

Frçkoska thotë se gjendja shëndetësore e Janevës nuk është e mirë, veçanërisht në aspektin psikik dhe se ajo është nën terapi të vazhdueshme me ilaçe.

Siç ka paralajmëruar avokatja Irena Frçkoska në intervistë, ka mundësi që të ngrihet padi për Këshillin e prokurorëve publikë për shkarkimin e Katica Janeva si shefe e PSP-së. Sipas avokates ata ende nuk i kanë pranuar dy vendimet.

Frçkoska ka shtuar që ajo do të kërkojë të hiqet paraburgimi për Janevën që ajo të mbrohet në liri, ndërsa si garanci do të ofrohet prona e saj.

Psikiatri i burgut, Mirko Trenevski, i cili u pensionua para gjysmë viti, është rikthyer në punë.  Në këtë burg, mes të arrestuarve të tjerë, psikiatri Trenevski monitoron edhe gjendjen mendore të ish-shefes të PSP-së Katica Janeva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button