Ky është sekreti që fshihet pas baterisë së përmirësuar të iphone 11 Pro-së

Konsumatorët kanë kërkuar një jetë më të mirë baterie për iPhone-in për një kohë të gjatë dhe tani më në fund, me iPhone 11 Pro-në e re, do marrin atë që kanë kërkuar. Është sakrifikuar pjesërisht trashësia e skeletit, një kompromis ky që Apple e ka pasur të vështirë ta bëjë pasi çdo vit ka tkurrur madhësinë e iPhone-it, njofton Class.

Më 10 shtator Apple ka lançuar një trio iPhone-ësh të rinj, duke përfshirë iPhone 11 dhe dy modele Pro. Përveç përmirësimeve të kameras, dy modelet Pro sjellin një jetë më të gjatë baterie krahasuar me paraardhësit e tyre – deri katër-pesë orë më shumë se modelet iPhone XS dhe iPhone XS Max të vitit të kaluar.

Apple thotë që këto përmirësime vijnë si rezultat i drejtpërdrejtë i çipit bionic A13, apo si pasojë e përmirësimeve në teknologjinë e baterisë ose softuerit, por detajet janë ato që kanë rëndësi.

IPhone 11 Pro ka një trashësi prej 8.1mm dhe peshon 188 gramë. Për krahasim, iPhone XS është vetëm 7.7 mm i trashë dhe peshon 177 gramë.

iPhone 11 Pro Max, ndërkohë, ka trashësi prej 8.1mm 226 gramë dhe iPhone XS Max vjen me një trashësi prej 7.7mm (208 gramë).

Çuditërisht, iPhone 11 dhe iPhone XR janë gati identikë nëse flasim për trashësi dhe peshë, dhe prandaj diferenca në jetën e baterisë – vetëm një orë – është kaq e vogël krahasuar me pajisjet e tjera.

Kjo do të thotë që, sigurisht që Apple ka përfituar nga çipi i ri apo truket në softuer. Por, në qetësi, gjithashtu kanë shtuar më shumë thellësi dhe peshë për akomoduar fizikisht baterinë më të madhe.

Është një strategji e cila, në krahasim me përpjekjet e kaluara për të zvogëluar dhe holluar iPhone-in me çdo kusht, do jetë interesante të shohim reagimet e njerëzve. A mund ta falin një madhësi më të madhe dhe iPhone më të rëndë në këmbim të një jete më të mirë baterie?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button